Çekët e arrestuar nuk do ta shohin ndeshjen as përmes televizionit

Share

Tetë çekët e arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë për shkak se dyshoheshin se do të bënin provokime në ndeshjen e Kosovës me Çekin që do të zhvillohet sot, nuk do të mund ta shohin ndeshjen as përmes televizionit.

Përderisa me urdhër të prokurorit 8 çekët e përfshirë në këtë rast janë liruar pas intervisitimit ata janë obliguar të paraqiten dy herë gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës.


Paraqitjen e parë e kanë pasur në Prishtinë ndërsa paraqitja e dytë do të jetë në Ferizaj. Tetë çekët sipas Policisë së Kosovës janë të obliguar të paraqiten në Policinë e Kosovës në Ferizaj në ora 16:00.

Rrjedhimisht çekët nuk do të mund ta shikojnë ndeshjen e Kosovës me Çekinë as nga stadiumi “Fadil Vokrri” e as nga televizioni.

Majori, Mehetali Hajdini nga Policia e Kosovë i cili është edhe shef i operatives rajonale të Ferizajt, ka thënë për Sinjalin sot se çekët janë të obliguar të paraqiten në stacion në ora 16:00.

“Tetë personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme janë të obliguar që gjatë ditës së sotme të paraqiten në stacionit e Policisë së Kosovës. Paradite kanë qenë të obliguar të paraqiten tek Policia e Kosovës në Prishtinë, ndërsa në ora 16:00 janë të obliguar të paraqiten në stacionin e Policisë në Ferizaj”, ka deklaruar Hadini.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme për tetë çekët e arrestuar të cilët janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Burime të sigurta të Sinjalit nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se ky grup kishte qenë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës pas informatave për vepra të dyshimtë.

Behet e ditur se ky grup ka qenë në përcjellje të policisë për një kohë dhe se të njëjtit kanë synuar t’i kamuflojnë veprimet e tyre duke u paraqitur si përfaqësues të organizatave ndërkombëtare

Në anën tjetër Policia e Kosovës për Sinjalin ka konfirmuar se nga çekët janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti-kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!