Asnjë gram mjaltë e asnjë kilogram patate nga Maqedonia e Veriut nuk futen në Kosovë

Share

Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe dhe Industrisë ka marrë vendim për marrjen e masës reciproke ndaj Maqedonisë Veriore në dy produkte. Bëhet fjalë për mjaltin dhe patatet të cilat nuk do të lejohen që të importohen në Kosovë që nga dita e sotme. Vendimi futet në fuqi menjëherë.

Ky vendim i është nënshkruar edhe Doganës së Kosovës e cila obligohet që të zbatojë masat nga pika e parë e këtij vendimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

“Po mund të ju konfirmojmë se sot kam marrë vendimin për caktimin e masës së reciprocitetit për Maqedoninë e Veriut. Unë i kamë shkruar shkresë zyrtarë ministrit, homologut tim maqedonas për reflektim  për moslejimin e rasadit të peshkut në Maqedoni. Por autoritetet maqedonase nuk kanë reflektuat. Andaj ne jemi të detyruar që masat e njëjta t’i kthejmë me reciprocitet”, ka thënë Shala për Express.

Ai ka thënë se vendimi është marrë sot dhe ka hyrë në fuqi që nga sot deri në momentin kur organet e Maqedonisë Veriore të reflektojnë./GazetaExpress/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!