Author Ragip Curri

Aksidenti i parë me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri ishte punëtor i “Bechtel Enkas”

Aksidenti i parë me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”, i vdekuri ishte punëtor i Bechtel Enkas nga qyteti i Prizrenit. Personi që është aksidentuar dje për vdekje në autostradën “Arbën Xhaferi” është punëtor i Bechtel Enkas. Një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Arbër Xhaferi”, ka qenë fatal për 48-vjeçarin…

Rrëzim i Qeverisë “Haradinaj”, Albin Kurti takohet me mëngjes me Isa Mustafën

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në hotelin “Sirius” në Prishtinë. Takimi i dy liderëve të opozitës padyshim se ishte rreth kërkesës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë “Haradinaj”. Mustafa dhe Kurti diskutuan 2 orë në një takim të mbyllur për media.…

Kosova dhe Maqedonia e Veriut prej tash i pranojnë patentëshoferët reciprokisht

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ratifikoi marrëveshjen me Republikën e Kosovës për njohjen reciproke të lejeve për vozitje, bazuar në marrëveshjen e arritur mes dy shteteve më 28 janar, 2019.“Me qëllim përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor në territoret e shteteve nënshkruese të marrëveshjes, dy palët, në mënyrë reciproke, i njohin lejet e vozitjes,…

Kryetari Suma paralajmëron protestë në ditën e përurimit të autostradës

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostrada “Arbën Xhaferi” do të përurohet më 29 maj të këtij viti. Të njëjtën ditë është paralajmëruar një protestë nga kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në shenjë pakënaqësie ndaj mbylljes së rrugës së banorëve të fshatit Paldenicë, shkruan sot “Koha Ditore”. Banorët e këtij fshati…

Përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi” do të përballet me protesta të banorëve të Paldenicës

Ministria e Infrastrukturës më 29 maj të këtij viti ka njoftuar se autostrada “Arbën Xhaferi” do të përurohet. Po të njëjtën ditë është paralajmëruar në protestë nga banorët e fshatit Paldenicë, në shenjë pakënaqësie për mbylljen e disa rrugëve fshati, raporton KTV. Banorët fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “ Bechl Enka” për mospërmbushje premtimesh.…

Sonte “Hëna e Plotë Blu”! 🔵

Sonte “Hëna e Plotë Blu. Ç’ka është Hëna Blu? Një stinë zakonisht ka 3 hëna të plota, por nëse stina ka 4 hëna të plota, atëherë e 3-ta hënë e plotë quhet “Hëna Blu”. Gjithashtu, këtë emërtim e merr kur kemi të bëjmë me 2 hëna të plota brenda një muaji! Hëna blu nuk ka…

Arrestohet shtetasi kosovar në vendkalimin kufitar “Jazhincë”

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:00, në vendkalimin kufitar të Jazhincës, gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se personi H.XH. (50) nga Kosova është në listën e të kërkuarve me masën “Arresto”. Me kërkesë të Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar të policisë, shtetasi kosovar është privuar nga liria dhe në orën 13:10 është dorëzuar në Stacionin…

Ish-punëtorët e “Sharrit” i akuzojnë komandantët për uzurpim të fabrikave

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të kombinatit “Sharri”, në Hanin e Elezit, nëpërmjet një shkrese ka akuzuar ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njerëzit e politikës për uzurpim të fabrikave në kombinatin “Sharr”, shkruan sot Koha Ditore. Sipas këtij këshilli, privatizimi i kombinatit “Sharr” është bërë…