Babai 47 vjeç dhe djali 9 vjeç janë viktimat e vrarë në afërsi të Opajës së Kumanovës

Share

Mbrëmë vonë disa minurta pas orës 22 në afërsi të fshatit Opajë dhe Slupçan në afërsi të zonës së “Slupçan bunar” në një automjet të pasagjerëve Opel Astra janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilat u qëlluan nga persona ende të panjohur. Ndihma e shpejtë që arriti në vend ngjarje, konstatoi vdekjen e tyre.

Sipas policisë bëhet fjalë për dy viktima, emrat e të cilil janë identifikuar. Bëhet fjalë për E. Salahi nga fshati Opajë, mosha e të cilit është 47 vjeç dhe djalin e tij A. Salahi, 9 vjeçar, shkruan Lajm.
Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes. Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore. Më shumë detaje nuk janë dhënë nga organet kompetente.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!