Bëhuni gati, këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë

Share

Gjatë javës së ardhshme në vendin tonë do të ketë mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje shiu.

Nga e mërkura rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje bore në vendet malore.Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse në pjesën e dytë të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, e maksimalet nga 12C deri në 16C.

Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe, e më pas edhe nga rajoni ynë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me kalimin e sistemeve frontale mbi vend do të sjellin edhe të reshura shiu.

Ditën e mërkurë në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të krijohen kushte edhe për mjegulla, njofton Prishtina Weather.18.11 – Në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.19.11 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht vranët. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

20.11 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje pjesërisht vranët.21.11-22.11 – Kryesisht me vransira. Të enjten në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e ditën e premte, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e në pjesën e dytë të javës lehtë nga verilindja-lindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera të normales.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!