E premtja shumë e nxehtë, kjo do të jetë temperatura maksimale për sot

Share

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Pasdite vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu. Sipas IHK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 6m/s. “Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që situata biometeorologjike mund të shkaktojë probleme te shumica e personave me sëmundje kronike.

Preferohet që nga ora 10:00 deri 17:00 mundësisht t’i shmangemi kontaktit direkt nga rrezet e diellit.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së. /Lajmi.net/ 

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!