Edhe Kosova paralajmëron vendosjen e taksës rrugore në autostrada

Share

Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria në “Rrugën e Kombit” ka qenë ndër temat më të përfolura.Kjo taksë nuk u ka pëlqyer fare kosovarëve që pushimet i kalojnë në Shqipëri.Indeksonline kontaktoi me Ministrin në dorëheqje e Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.Ai konfirmoi se edhe Kosova do të vendos taksë rrugore, por se çmimet do të jenë të arsyeshme për dallim nga Shqipëria.“Disa herë e kam përsëritur që taksë do të ketë sepse investimet në autostrada kërkojnë mirëmbajtje të shtrenjtë. Por ne do të jemi të kujdesshëm që të vendosim një çmim të arsyeshëm për dallim nga Shqipëria.”, u shprehë ai.Taksa rrugore e vendosur nga Shqipëria fillon nga 2.5 euro e shkon deri me 23 euro.www.lajmi.net

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!