Edhe një vlerësim suksesi për Komunën e Hanit të Elezit

Share

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi ceremoninë me rastin e publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2018
Ministrja e MAPL-së Adriana Hodžić me rastin e publikimit të raportit theksoi se performanca komunale ka qenë një nga projektet më komplekse të realizuara, njëherësh më i sukseshmi dhe i vetmi në rajon. Kjo ide daton që nga viti 2009, në një kohë kur fokusi i ministrisë ishte përqendruar në ndërtimin e një administrate moderne dhe funksionale. Me mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe qeverisë zvicerane vitin e kaluar, ne kemi vazhduar të punojmë në zgjerimin e kritereve të performancës, në përcaktimin e fushave specifike, si dhe treguesve të performancës, dizajnin e platformës on-line për të menaxhuar të dhënat dhe parashikimin e fondeve dhe granteve stimuluese.
Ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së Rozafa Ukimeraj, prezantoi Raportin e Performancës së Komunave për vitin 2018, në bazë sistemit për menaxhimin e performancës së komunave.
Sipas raportit të prezentuar komuna e Hanit të Elezit radhitet si e treta nga komunat e Kosovës duke performuar me 78.64% të indikatorëve për vlerësim.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!