Granata dore, mina e detonator – gjendet arsenal eksplozivësh në Kaçanik

Share

Një sasi shumë e madhe eksplozivësh është hasur dje në Kaçanik nga një person gjersa ishte duke punuar në pronën e tij.Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin teksa kanë bërë të ditur se ankuesi ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në këto mjete, shkruan lajmi.net.Njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës.Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!