Hani i Elezit i falë Kosovës Tetë Heronj

Share

Në 20-vjetorin e shënimit të “Ditës së Dëshmorëve”, Hani i Elezit sot i falë Kosovës Tetë Heronj.
Me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.M.z.Hashim Thaqi, Dëshmorët Gafurr Loku, Driton Loku, Veli Ballazhi, Nuri Bushi, Xhemsedin Suma, Imer Vila, Suad Brava dhe Imri Cuuri, shpallen Heronj të Kosovës.
Kësaj ngjarje e cila do të mbetet e shënuar në historinë e trevës së Hanit të Elezit i parapriu zbulimi i pllakave përkujtimore në vendin e rënies të dëshmorëve Gafurr Loku, Driton Loku, Nuri Bushi dhe Xhemsedin Suma.
Më pas shumë të pranishëm bënë homazh te varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Manifestimi qendrorë në shënim të kësaj dite të veçantë u mbajtë në parkun e objektit të Komunës.
Shumë të pranishëm, përfaqësues të Familjeve të Dëshmorëve, institucioneve qendrore dhe lokale, FSK-së , Policisë së Kosovës e shumë qytetarë të pranishëm me prezencën e tyre dëshironin që të jenë pjesë e kësaj ngjarje historike.
Në fjalën e rastit duke përshëndtuar të pranishmit Kryetari Suma tha se ndër ngjarjet më të rëndësishme për Komunën e Hanit të Elezit është padyshim 29 Gushti Dita e Dëshmorëve. Kjo ngjarje këtë vit po shënohet në kuadër të 20 vjetorit të Lirisë së Kosovës.
Kryetari Suma tha se për liri është dhënë shumë ku pjesë e sakrificës ishte populli Shqiptarë .
Sakrifica dhe përpjekja shekullore padyshim kishte rezultate por më meritorët janë dëshmorët dhe viktimat civile të cilët ngritën në këmbë faktorin ndërkombëtarë të cilët bashkarisht me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës arritën ta ndalin gjenocidin serb dhe planin e tyre makabër.
Kryetari Suma në emrin e tij personal dhe të qytetarëve të Komunës së Hanit të Elezit falënderoi Presidentin Hashim Thaqi për vendimin e tij për të dekoruar me urdhërin Hero i Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të brigadës 164 Gafurr Loku.
Dekoratat me urdhërin Hero i Kosovës u ndanë nga këshilltari i Presidentit Thaqi ndërsa u pranuan nga anëtarët e familjeve të Dëshmorëve.
Në emër të Familjeve të Heronjëve të pranishmit i përshëndeti z.Ahmet Bushi.
Momenti kulmorë i kësaj dite ishte zbulimi i Pllakës Përkujtimore nën përcjelljen e Gardës Ceremoniale të FSK-së në të cilën janë të shënuar emrat e të gjithë dëshmorëve dhe viktimave civile të Komunës së Hanit të Elezit.
Aktivietet e kësaj ditë u përmbyllën me pika muzikore të interpretaua nga Solisti Milaim Mezini dhe SHKA Sharri nga Hani i Elezit.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!