Hani i Elezit kërkon nga Qeveria rojë për trenin muze

Share

Komuna e Hanit të Elezit ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit që ta mbikëqyrë dhe mirëmbajë trenin muze, i cili pas një periudhe të shkurtër të inaugurimit ka filluar të demolohet. Një kërkesë e tillë ende nuk është shqyrtuar.

Një muaj më parë nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është vendosur edhe gur themeli i muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”, në vijën kufitare në Han të Elezit – Bllacë, mirëpo trenin muze nuk po e mbikëqyr askush, ndërkohë ai po shfrytëzohej për punë të këqija nga grupe të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Madje gjatë vikendit atij i janë thyer edhe disa xhama dhe është dëmtuar interieri i brendshëm. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për të sqaruar se me kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të punësojë rojë fizike për ruajtjen e trenit muze, i cili pas një periudhe të shkurtër të inaugurimit ka nisur të demolohet.

Artikulli,https://www.koha.net

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!