Hani i Elezit këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Prill.

Share

Anëtarët e KKSB-së vlerësuan gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Hanit të Elezit gjatë këtij muaji.
Sipas zyrtarëve policorë, anëtarë të KKSB-së edhe muaji Prill vlerësohet i qetë dhe stabil.
Toger Nuhi Dema Komandant i stacionit policorë në Han të Elezit tha se në muajin Prill janë raportuar vetëm katë raste. Sipas tij për dallim nga muaji i njejtë i vitit 2018 kur ishin të raportuara 14 raste këtë vit kemi shumë më pak raste. Togeri Dema tha se përfundimi gradual i punimeve në Autostradë Prishtinë -Hani i Elezit ka ndikuar edhe në gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Komunë.
Edhe Vahid Hysen nga Policia e Vijës së Gjelbërt tha se edhe në brezin kufitarë ku kjo njësi është përgjegjëse nuk ka raste të rënda të shkeljes së rregullave ndërkufitare.
Janë raportuar gjithsej 7 raste të cilat kjo polici i ka menagjuar me sukses.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së me zhvillimet me rëndësi në komunë gjatë muajit Prill.
Ngjarja që karakterizoi muajin Prill është përkujtimi i ngajrjeve të Prillit të vitit 1999, përkatësisht të Ekzodit të shqiptarëve nga pushteti Serb.
Kjo përmes fillimit të ndërtimit të qendrës memoriale në përkujtim të atyre ngjarjeve e cila është realizuar me vendim të Qeveris së Republikës së Kosovës.
Në takim u trajtuan edhe tema tjera në interes të banorëve të komunës ku posaqërisht u thaksua edhe një herë ndotja e madhe e cila vazhdon nga Kompania “Sharrcem”.
Përkundër zotimeve të kompanisë që niveli i ndotjes do të zvoglohet, ndotja me pluhur dhe gazra është e vazhdueshme dhe ankesat e qytetarë po janë gjithnjë ma të shpeshta edhe për kundërmim me gazra që janë prezente në masë të madhe.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!