Hani i Elezit sot shënon Ditën e Dëshmorëve

Share

Hani i Elezit sot shënon Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit, që do të mbahet me datë.29.08.2019 (e enjte) në ora 18.00 në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit ku edhe do të bëhet shpalosja e Pllakës Përkujtimore për të gjithë Dëshmorët dhe Viktimat Civile të luftës.
Në këtë manifestim do të bëhet edhe ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga Presidenti Hashim Thaqi për tetë Dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.

FTESË
Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin e Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit që do të mbahet me dt.29.08.2019 (e enjte) në ora 18.00 në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit ku edhe do të bëhet shpalosja e Pllakës Përkujtimore për të gjithë Dëshmorët dhe Viktimat Civile të luftës.
Në këtë manifestim do të bëhet edhe ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga Presidenti SH.M.z.Hashim Thaqi për tetë Dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.

Agjenda:

14:00 Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për Dëshmorët Gafurr dhe Driton Loku në vendin e rënies, në Paldenicë.

15:00 Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për Dëshmorin Xhemsedin Suma në vendin e rënies, “Maja e Shullanit”në Puset e Nikës.

16:00 Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për Dëshmorin Nuri Bushi në vendin e rënies, “Kodra e Faslisë” në Puset e Nikës.

17:00 Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.

18:00 Manifestim qendrorë do të mbahet në parkun e komunës ku do të bëhet edhe ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga Presidenti SH.M.z.Hashim Thaqi për tetë Dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.
Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për të gjithë Dëshmorët e Kombit dhe Viktimat Civile të Luftës, në Parkun e Komunës së Hanit te Elezit.

Pjesëmarrja e Juaj nderon të rënit për liri
Kryetari i Komunës
Rufki Suma

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!