HELP përkrahë edhe gjashtë të rinjë nga komuna e Hanit të Elezit

Share

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim pune znj.Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help dhe z.Gent Saraçi nga ky projekt.
Takimi është realizuar me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes edhe me gjashtë përfitues në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”.
Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
Sipas znj.Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, nga Komuna e Hanit të Elezit përveç 13 përfituesëve nga procesi i rregullt i aplikmit do të përfitojnë edhe 6 aplikues nga lista rezervë të cilët kanë aplikuar në fazën e parë.
Ajo tha se nga procesi i prokurimit është arritur të kursehen mjetet e nevojshme që të finansihen edhe këta kandidatë që bënë komunën e Hanit të Elezit me 19 të rinjë ndër përfituesit më të mirë në këtë projekt.
Ajo uroi përfituesit dhe falënderoi komunën e Hanit të Elezit në të gjitha fazat e bashkëpunimit.
Ndërsa kryetari Suma në emër të komunës së Hanit të Elezit dhe të përfituesëve, falënderoi projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat, që në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) mundësuan “Programin Trajnimit për Vetëpunësim” për të hapur mundësin për të rinjët për vetëpunësim

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!