Ish-punëtorët e “Sharrit” i akuzojnë komandantët për uzurpim të fabrikave

Share

Këshilli Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të kombinatit “Sharri”, në Hanin e Elezit, nëpërmjet një shkrese ka akuzuar ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njerëzit e politikës për uzurpim të fabrikave në kombinatin “Sharr”, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij këshilli, privatizimi i kombinatit “Sharr” është bërë në mënyrë të jashtëligjshme derisa kishte statutin e veçantë si shoqëri aksionare në të cilin ishin të punësuar një mijë e 876 punëtorë hisedarë.

“Komandantët e luftë së UÇK-së dhe disa qeveritarë të korruptuar menjëherë pas mbarimit të luftës i kanë ndihmuar AKM-në dhe AKP-në për t’i privatizuar dhe shkatërruar në mënyrë të jashtëligjshme fabrikat dhe statutin e kombinatit “Sharr”, megjithëse të gjithë e dinin se ky kombinat kishte statutin e shoqërisë aksionare. Punëtorëve nga katër fabrikat e kombinatit “Sharr” në vend se t’i jepej ndihma pas mbarimit të luftës për ta ringjallur prodhimin, në të kundërtën, punëtorët u dënuan edhe më rëndë nga ky privatizim ilegal”, thuhet në shkresën e KKQMDPSHA-së.

Sipas këtij këshilli, fabrika u vu nën patronazhin e disa komandantëve të zonave të ndryshme të Kosovës menjëherë pas mbarimit të luftës….(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!