ITSh – Reagim kundër vandalizimit të historisë shqiptare

Share

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, reagon ashpër dhe e dënon vandalizimin e trenit përkujtimor në projektin e nisur Qendra Përkujtimore “Bllacë 1999”.

Duke konsideruar se kjo qendër është metafora e vuajtjeve njëshekullore të shqiptarëve nga pushteti serb, që kulminuan me eksodin e vitit 1999, për neve përbën shqetësim serioz pakujdesia e institucioneve të Republikës së Kosovës, që lejojnë vandalizimin e përkujtimit të historisë shqiptare.

Bllaca është barometri jonë për të kaluarën shqiptare dhe për vuajtjet e pamatura e të panumërta që shqiptarët i kanë përjetuar në shekullin e kaluar, andaj pakujdesia ndaj saj është pakujdesi ndaj vetvetes sonë dhe heqja dorë prej saj është heqje dorë nga ndërgjegjja jonë kombëtare.

Prandaj, u bëjmë thirrje organeve të rendit të Republikës së Kosovës të shfaqin kujdes dhe të mos lejojnë baltosjen e këtillë të ndërgjegjes sonë të përbashkët.” – shprehet drejtori Asani,transmeton /hanielezit.net/


Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!