Iu gjetën para të falsifikuara dhe drogë, arrestohet burri nga Kaçaniku

Share

Policia në Kaçanik të martën ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka falsifikuar para

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Kaçanik.

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur 30 kartëmonedha, secila në vlerë 100 euro dhe po ashtu 7.36 gramë drogë e llojit kokainë, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Info nga Ferizajpress.com

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!