Ja kur është nata e Kadrit?

Share

Është transmetuar nga Profeti (alejhi selam) se ajo natë është nata e njëzetë e një, apo e njëzetë e tre, apo e njëzetë e pestë, apo e njëzetë e shtatë, apo e njëzetë e nëntë, apo nata e fundit e Ramazanit.Nata e Kadrit është një nga netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Aishja (radijAllahu anha) transmeton se: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit thoshte: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.” (Buhariu (4/225) dhe Muslimi (1169)Nëse njeriu dobësohet dhe nuk mundet, së paku të mos dorëzohet në shtatë netët e fundit, për shkak të hadithit që është transmetuar nga Ibn Umeri i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni atë në dhjetëshin e fundit, e nëse dikush nga ju dobësohet apo i rëndohet gjendja, së paku të mos dorëzohet në shtatë të mbeturat.” (Buhariu (4/221) dhe Muslimi (1165),Po ashtu Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Po shoh se ëndrrat tuaja janë përputhur më njëra-tjetrën, kështu që kush dëshiron t’a kërkojë atë (natën e Kadrit), t’a kërkojë në shtatë netët e fundit (të Ramazanit).” (Buhariu)“Agjërimi i Muhamedit (alejhi selam) në Ramazan. Xhamiambret

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!