Ka filluar asfaltimi i rrugës Dërmjak –Neqavc

Share

Me qëllim të kompletimit të infrastrukturës publike, Komuna e Hanit të Elezit vazhdon me realizimin e projekteve të planifikuara për vitin 2019.
Njëri ndër investimet më të larta për financim gjatë këtij viti është projekti i rrugës Dërmjak –Neqavc.
Aktualisht në këtë projekt ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore si dhe segmentëve të rrugëve që lidhin Lagjen Topojan, Lagjen e Vilve, si dhe në drejtim të vendit i quajtur te pishat.
Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi dhe trasimi i segmentit të rrugës nga fshati Neqavc në drejtim të fshatit Gjurgjedell.
Për të parë zhvillimet në këtë projekt, aty ishin edhe Kryetari i komunës Rufki Suma dhe Refet Kalisi Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.
Ky projekt ka për qëllim kompletimin e infrastrukturës rrugore në komunë me qëllim që shumë pronarëve të tokave të ju mundësohet qasja më e lehtë në pronat e tyre si dhe në projekte afatgjate të komunës kjo zonë ka kapacitete edhe për tu shëndrruar në zonë turistike për banorët e Hanit të Elezit
Realizimi i këtij projekti është bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Ministrisë së infrastrukturës në vlerë prej 465,000.00 euro

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!