Kështu u arrestuan zyrtarët e dyshuar për mashtrime me patentëshoferë

Share

Kishte disa orë që po prisnim të merrnin rezultatet e provimit për patentë shoferë. Por, këtyre qytetarëve nuk u ofrua shërbimi i kërkuar. Kishte një arsye pse Fatlumi dhe personat e tjerë nuk arrinin të kryenin punë.


Një aksion i madh i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka paralizuar gjithçka në Njësinë për Patentë Shofer në Prishtinë.

Ka dyshime te mëdha se zyrtaret e Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë dallavere me patente shofer prandaj policia e Kosovës ka nise një aksion arrestimi ndaj tyre.

Aksioni u krye ne qendra të të ndryshme të Kosovës, por te gjithë këta zyrtarë, te prangosur u sollën tek Njësia Për Patente Shofer në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Personi i parë që policia e shoqëroi ne ketë njësi ishte Drejtoresha e Departamentit për Patente Shofer Filize Krasniqi.

E më pas u sollën edhe shume te tjerë, te gjithë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Për gati tri orë ata u mbajtën brenda zyrave duke u marrë në pyetje nga hetuesit policorë.

Më pas, të ndaluarit që llogaritet të jenë 20 u nxorën nga vendi ku po mbaheshin. Të prangosur ata u nisën për në stacionin policorë. Ishin shumë. Në mesin e tyre edhe zyrtare femra që dyshohet për keqpërorim të detyrave zyrtare.

Pati aq shumë saqë nuk kishte vend nëpër veturat e policisë. Të gjithë u dërguan në mbajtje.Ministria e Pal Lakajt që i takojnë të arrestuarit nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për ndalimin e punonjësve të saj.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!