Komandanti i KFOR-it, Daniele PISANI viziton Komunën e Hanit të Elezit

Share

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim njoftues komandantin e grupit shumëkombësh të Përendimit, Kolonelin Daniele Pisani dhe stafin e tij.
Kryetari Rufki Suma dhe Kolonel Daniele Pisani biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Hanit të Elezit si dhe për mbështetjen që KFOR-i po vazhdon të ofrojë për qytetarët dhe institucionet gjatë mandatit të saj.
Kryetari Suma falenderoi kolonelin Pisani për vizitën e realizuar dhe theksoi se është kënaqësi të takoi ushtarë të KFOR-it që kanë dhënë kontribut të çmueshëm për lirinë, ndërtimin dhe vendosjen e institucioneve demokratike në Kosovë.
Ndërsa Koloneli Pisani falenderoi kryetarin Rufki Suma për pritjen dhe shtoi se KFOR-i nuk ka problem me sigurinë pasi gjendja është stabile dhe pa probleme ndëretnike, duke theksuar edhe meriten e institucioneve lokale.
Gjatë takimit, Koloneli Pisani theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës dhe Komunën e Hanit të Elezit në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Gjatë takimi u bisedua edhe për gjendjen ekonomike në Komunë, për sfidat dhe kërkesat me të cilat përballen qytetarët. Po ashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe KFOR-it në projekte të ndryshme.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!