Komuna e Hanit të Elezit ndër komunat me performancë më të mirë në nivel vendi

Share

Në “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” (IKK 2019) Komuna e Hanit të Elezit ndër komunat me performancë më të mirë në nivel vendi

Indeksi i cili ka 8 indikatorë, të cilët përfshijnë: barrierat e të hyrit në biznes, transparenca në informim, pjesëmarrja dhe parashikueshmëria, shpenzimet kohore, tatimet dhe obligimet e sektorit privat ndaj komunave, shpejtësia e administratës komunale, shërbime mbështetëse për sektorin privat, dhe infrastruktura komunale. Ky indeks është realizuar pas një ankete me 3200 biznese, që paraqet një burim të jashtëzakonshëm të të dhënave. Krahas anketimit janë realizuar edhe fokus grupe me biznese në nivel komunal
Sipas të gjeturave të prezantuara 10 komunat me performancën më të mirë në nivel të vendit janë Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Gjakova, Hani i Elezit, Parteshi, Suhareka, Obiliqi, dhe Podujeva. Ndërsa shikuar vetëm në mesin e komunave te mëdha, 3 komunat me performancën më të lartë janë: Gjakova, Podujeva, dhe Prishtina.
Paul Vaca, Drejtor i Programit dhe Zyrës së Politikave, USAID Kosovë, u shpreh të jetë tejet i nderuar si i pranishëm në këtë tryezë me partnerët nga Institutit Riinvesti, për të lansuar studimin “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave” 2019. “Është mirë që ka prani kaq të madhe të njerëzve dhe zyrtarëve nga qeverisja lokale, të cilët punojnë në vazhdimësi për një ambient sa më të mirë biznesor, dhe tërheqin investime”

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!