Komuna e Hanit të Elezit nikoqire e turnirit në mundje “Trofeu i Paqes 2019

Share

 

Komuna e Hanit të Elezit dje ishte nikoqire e turnirit ndërkombëtarë në mundje “Trofeu i Paqes 2019”
Në këtë ngjarje sportive pjesëmarrës ishin mundësit nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë Veriore si dhe mysafir special ishin mundësit nga Shteti i Ajovës ,SHBA.
Fjalë përshëndetëse me urimet për 20 Vjetorin e Çlirimit të Kosovës u thanë nga Kryetari i Federatës së mundjes së Kosovës z.Naim Muja, Presidenti i FSHM-së Z.Martin Biba, Federatës së Mundjes së Maqedonisë Veriore, z.Betim Vrenezi, përfaqësues të Ekipit të Mundjes nga shteti Ajova dhe nikoqiri i turnirit Kryetari i Komunës Rufki Suma.
Sponzor të kësaj ngjarje sportive ishte Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federata e Mundjes e Kosovës dhe Komuna e Hanit të Elezit.
Ndërsa Klubi i mundjes “Dardania” nga Hani i Elezit me në krye trajnerin Zyber Xhonin edhe një herë dëshmuan profesionalizëm organizativ që këtë ngjarje ta ngritin në nivel të spektaklit sportiv.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!