Kosova dhe Shqipëria zvogëlojnë romingun nga qershori

Share

Zvogëlimi i tarifave të romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojë të aplikohet më 15 qershor të këtij viti, njoftoi Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës (ARKEP).

“Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 qershor, 2019, fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit RLAH+, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme te qytetarët e të dyja vendeve (pasi do të ketë zvogëlim rreth 90 për qind nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roming)”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit, heqja e plotë e tarifave roming për qytetarët e dy vendeve do të bëhet nga 1 korriku, 2021.

Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve./Lajmi.net/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!