Kosova përmbys Çekinë. Evropiani më afër se kurrë

Share

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë ndaj Republikës Çeke me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë me rezultat 2-1.Golin e fitores e shënoi Mërgim Vojvoda në stilin e Alexander Arnold kur i shënoi golin Barcelonës e që i dha Kosovës 3 pikë të arta në rrugëtimin e saj për Kampionatin Evropian.Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.Çekia fillimisht e dëshmoi se pse është në pozitën e 43-të në ranglistën e Kombëtareve të FIFA-s, duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes përmes një goditjeje nga Patrick Schick.Megjithatë, “Dardanët”, të cilët radhiten të 120-tët në listën e FIFA-s, e barazuan këtë rezultat vetëm katër minuta më vonë. Pas shumë aksioneve të bukura, në minutën e 20-të shënoi Vedat Muriqi.Për t’i shkuar një hap më afër kualifikimit në EURO 2020, Mërgim Vojvoda e kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 66-të, pas pasimi të mirë nga Valon Berisha,Kështu, para një stadiumi të mbushur me tifozë – të cilët vazhdimisht brohorisnin e duartrokisnin në përkrahje të “Dardanëve” – dhe në mungesë të pesë futbollistëve standardë – Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe Benjamin Kolollit – skuadra e Bernard Challandes i mori tre pikët që, të paktën momentalisht, e dërgojnë Kosovën në kreun e Grupit A. Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët do ta zhvillojnë sot në orën 18:00 kundër Bullgarisë.Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!