Ky është djaloshi që u zu nga shembja e hotelit në Mitrovicë

Share

(E plotësuar) – Raportohet se djaloshi 28 vjeçar me inicialet V.B, është zënë nga shembja e hotelit në Mitrovicë.

Në ndërtesë kanë qenë duke punuar 4 persona, 3 kanë shpëtuar, ndërsa V.B ka mbetur nën rrënoja.

Ekskavatorët ndalin punën, fillon gërmimi me dorë për gjetjen e personit i cili ka mbetur brenda “Adriatikut”

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatikut” në Mitrovicë janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

Burime kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit tani janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Po sipas këtyre burimeve, ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit.

Ndryshe, katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat.

Një i vdekur nga shembja e hotelit në Mitrovicë

Një person ka vdekur si pasojë e shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e personit që u zu nën rrënoja e ka konfirmuar për T7, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Objekti i ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë është shembur, ndërsa së paku një person ka mbetur nën rrënoja.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga momenti i rrëzimit të këtij objekti.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se së paku një person është zënë nën rrënojat e hotelit.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se një person ka mbetur nën rrënoja.

“E ka nxan një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,

“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”, ka shtuar ai.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!