Ky është personi që vrau gruan dhe nusen e djalit

Share

Një person rreth të 60-tave ka vrarë gruan, nusen e djalit të tij dhe pastaj veten, sot pasdite në lagjen Dardania në Prishtinë, njofton Indeksonline.

Indeksonline mëson se personi që ka kryer vrasjen është Hasan Krasniqi dhe se i njëjti nuk kishte probleme mendore ashtu siç është dyshuar.

Në vendin e ngjarjes, pas rastit kanë dalë edhe njësitet policore të cilët kanë konfirmuar rastin mirëpo pa dhënë detaje.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë në një konferencë për gazetarë se për rastin janë informuar në orën 13 e 30 minuta dhe se menjëherë ekipet përkatëse të policisë i janë përgjigjur rastit.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

Ai tha se personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka kryer krimin është i lindur në vitin 1958, gruaja e tij e lindur në vitin 1959 ndërsa reja e lindur në vitin 1991.

Jo zyrtarisht mësohet se dy gratë e vrara janë Hysnije Krasniqi dhe Remzie Krasniqi. /Indeksonline/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!