“Mr.Bin-i ia bën terr” Lutfi Hazirit në Gjilan

Share

Për shumë vite radhazi Gjilani njihet si një prej qyteteve të LDK-së, pasi përkrahja qytetare në zgjedhje të shumta rreshtohej nga kjo parti.

Edhe pse udhëhiqet nga LDK-ja, saktësisht nga Lutfi Haziri, qytetarët e kësaj komune mbrëmë i dhanë përkrahje të hatashme Lëvizjes Vetëvendosje.

 

 

Thuajse më shumë se në çdo qytet tjetër, VV-ja la prapa LDK-në në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

KQZ-ja ka publikuar rezultatin e 100% votave të numëruara në këtë qytet dhe rezultati është mjaft larg njëra-tjetrës në parti.

Vetëvendosje mori 39.31% apo 17 mijë e 864 vota, kurse LDK 26.88% apo 12 mijë e 217 vota ndërsa PDK 17.99% apo 8 mijë e 177 vota, AAK-PSD 7.13% apo 3 mijë e 238 vota./Indeksonline/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!