Ndërkombëtarët kërkojnë formimin e qeverisë, s’ka rinumërim të votave

Share

ZAP-i ka hedhur poshtë ankesën e LDK-së, të PDK-së dhe të koalicionit Nisma – AKR për rinumërim të votave.

Ky vendim ka ardhur pak pas reagimeve të diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët e kanë cilësuar të qartë rezultatin e publikuar tashmë nga KQZ-ja, shkruan gazeta Zëri.

Iniciativa e tri subjekteve politike, LDK-së, PDK-së dhe koalicionit Nisma – AKR – PD, për rinumërim të votave ka dështuar të jetësohet.

Gjatë ditës së djeshme Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i hodhi poshtë tri ankesat e këtyre subjekteve politike, të cilat pretendonin se një numër i votave të tyre është bartur te partitë e tjera.

Vendimi i PZAP-it erdhi pak orë pas reagimit të disa shteteve të QUINT-it, të cilat thanë se rezultatet e dala nga zgjedhjet janë më se të qarta.

Derisa LDK-ja, PDK-ka e Nisma – AKR – PD synuan që të çojnë deri te ndryshimi i rezultatit të publikuar nga KQZ-ja, diplomatët ndërkombëtarë në Kosovë bënë thirrje të respektohet vullneti i popullit dhe t’i nisin diskutimet për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Por pavarësisht faktit që LVV-ja, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet, pati paralajmëruar takime me zyrtarët e LDK-së për të diskutuar për bashkëpunimin paszgjedhor, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!