Nga sot s’ka më lojëra të fatit në Kosovë – hyn në fuqi ligji për ndalimin e tyre

Share

Nga sot, edhe zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove, shkruan lajmi.net.

I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve.

Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty.

Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveq Llotarisë së Kosovës.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës veç ka filluar me revokimin e licensave të këtyre bizneseve. /Lajmi.net/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!