Ngritet çmimi i makiatos, bëhet 1 euro

Share

Prishtina njihet për kafe -baret e shumta. Frekuentuesit e tyre gjatë ditës kryesisht konsumojnë makiato.

Të gjitha kafe-baret që ndodhen në qendër të Prishtinës në rrugën ”Rexhep Luci” dhe ”Qamil Hoxha” i kanë shtrenjtuar makiatot e vogla.

Nga 0.70 cent aq sa ka qenë, çmimi është ngritur në 1 euro.

Çmimi është ngritur brenda ditës në të gjitha kafeteritë përnjëherë.

Ndërkohë, makiato e madhe vazhdon të ketë të njëjtin çmim prej 1 euro. Makiatot janë shtrenjtuar edhe në disa zona tjera të Prishtinës.

Sipas disa pronarëve të lokaleve arsyet që sollën deri tek ky vendim i ngritjes së çmimit, janë kryesisht rritja e pagave që po duhet t’i bëjnë për punëtorët e tyre.

Kjo me qëllim të parandalimit të emigrimit të të rinjve në shtetet evropiane, duke marrë parasysh që shumica e punëtorëve në kafe-bare i përkasin moshës së re prej 20 -30 vjeçare.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!