Niset për në Shqipëri arkivoli me trupin e nëntetares Hasanaj, e nderon NATO

Share

Është nisur për në Shqipëri arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj. Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Në orën 12.45 avioni pritet të zbresë në bazën ajrore të Rinasit në Tiranë ku dhe do të jetë dhe ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka vizitoi familjen e nëntetares në Babrru për ti shprehur ngushëllimet.

“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është humbje e madhe për të gjithë ne.” u shpreh ajo.

Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se Zarife Hasanaj është shpallur “Deshmor i atdheut”./Ora


Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!