Një burrë në Dardani vret nusen e djalit e më pas edhe veten

Share

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ku një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po kemi marrë informacion që dy persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka bërë të ditur Beka.

Prokurori momentalisht është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!