Numërimi në KQZ po vazhdon, Vetëvendosje afër 200 mijë votave

Share

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon që të qëndrojë në vend të parë, derisa iu është afruar 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV ka marrë 199271 vota.

Pas Vetëvendosje, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK deri më tani ka marrë 193793 vota.

Në rend të tretë ndërkaq është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.PDK ka marrë 163777 vota.

Në vend të katërt ndërkaq është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 89847 vota.

Deri tani janë numëruar 96,97% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të vecanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV merr 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25 deputetë AAK-PSD 14 deputetë si dhe komunitetet 20 deputetë./GazetaExpress/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!