Pas dëmtimit të trenit të gjenocidit në Han të Elezit, pritet tenderi për kamerat e sigurisë dhe ndriçimit

Share

Në gjendje kaq të mjerueshme, ky tren nuk ishte as në kohën e luftës në Kosovë, kur edhe bartte banorë të vendit, për t’i dërguar në Maqedoni. I vendosur në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, tanimë nga jashtë shihet pothuajse çdo pjesë e dëmtuar dhe e thyer, e nga brenda është i mbushur me mbeturina e gurë, raporton KTV.Derisa që nga dita e vendosjes së tij në komunën e Hanit të Elezit, për këtë tren nuk është përkujdesur askush, Jahja Lluka, nga Zyra e kryeministrit, për KTV-në, ka treguar se të hënën pritet të hapet tenderi për vendosjen e kamerave të sigurisë dhe vendosja e ndriçimit në atë pjesë. E Agim Gashi nga Policia e Kosovës, dega në Ferizaj, përmes telefonit, ka thënë se rasti tani është duke u hetuar dhe se zyrtarë të policisë, herë pas here, kanë shkuar për t’u përkujdesur për këtë muze.Tutje, ai ka treguar se me 8 nëntor, zyrtarë policorë kanë iniciuar rast për “Dëmtim prone”, pasi që kishin parë se ai ishte dëmtuar.Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se nuk kanë ndonjë kompetencë për këtë, por që ka kërkuar nga Zyra e kryeministrit muaj më parë për të vendosur një roje fizike.Në 20-vjetorin e eksodit, në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit, është vënë edhe guri themeltar i Muzeut “Bllaca 99”, për ta përkujtuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!