Përfaqësuesit e komunës së Celanos nga Republika e Italisë🇮🇹 po qendrojnë për vizitë në Han të Elezit

Share

përfaqësuesit e komunës së Celanos nga Republika e Italisë z.Ezio Ciciotti nënkryetarë i komunës së Celanos dhe Antonio Di Renzo udhëheqës i departamentit për turizëm i kësaj komune, u pritën nga Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani.
Të shoqëruar nga udhëheqësit e komunës ata vizituan zyrtarët komunal për të mësuar më shumë për funksionimin e administratës së komunës.
Musafirët nga Celano, shprehën interes për tu takuar edhe me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të komunës me ç’rast vizituan Xhamin e qytetit ku u pritën nga z.Nusret Shiti.
Gjatë bashkëbisedimit z.Shiti shprehu mirënjohjen dhe falënderimin në emër të banorëve të Hanit të Elezit për banorët e Komunës së Celanos për mikëpritjen dhe ndihmën për bashkëatdhetarët tanë që për shumë vite jetojnë dhe punojnë atje.
Musafirët vizituan edhe SHFMU “Ilaz Thaçi” ku Drejtori i kësaj shkolle z.Nazim Laçi i njoftoi për procesin edukativ dhe arsimorë në këtë shkollë duke ju prezentuar për kapcitetin e stafit arsimorë dhe kushtet të cilët kjo shkollë disponon për të mundësuar mësim sa më cilësorë.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!