Përfundojnë punimet në shtratin grumbullues te fabrika e ujit në fshatin Dimcë

Share

Në kuadër të realizimit të projektit “Shtimi i kapacitetit të ujit dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit” kanë përfunduar punimet në shtratin grumbullues te fabrika e ujit në fshatin Dimcë.
Në punimet e realizuara është bërë pastrami i shtratit grumbullues të ujësjellësit, pastrami i pusetave grumbulluese, zëvendësimi i gypave grumbulues me format më të gjërë si dhe është bërë drenazhimi dhe shtresimi me gurë të formateve të ndryshme të cilët do ta bëjnë pastrimin e ujit.
Për të shtuar kapacitetin e ujit është bërë edhe shpimi në dy pika të cilët me pajisjet e instaluara do të sigurojnë sasi shtesë të ujit për 100 litra në minutë në raste kur paraqitet mungesë e ujit.
Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe rehabilitimi i rrugës për deri të fabrika e ujit.
Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike me këto punime të realizuara do të sigurohet shtim i kapcitetit të ujit për banorët që furnizohen nga ujësjellësi i fshatit Dimcë.
Për të realizuar këtë projekt Komuna e Hanit të Elezit ka investuar 24.490,00 euro.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!