Pesë persona kanë humbur jetën mbrëmë në një aksident trafiku në hyrje të Draçevës!

Share

Pesë persona e kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve fillestare deri te aksidenti ka ardhur kur një automobil “reno 5”, është përplasur në një kamion për mbeturina të “Higjienës Komunale”, në afërsi të pompës së benzinës “Lukoil” në rrugën “Boris Trajkovski”.

Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme në vendin e aksidentit e kanë humbur jetën tre persona, ndërsa dy janë transferuar në spital ku kanë ndërruar jetë.

Ekspertiza ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa komunikacioni ishte i bllokuar.

Nga MPB-ja më shumë hollësi për ngjarjen paralajmëruan gjatë ditës së sotme.

burim i lajmit /https://tv21.tv/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!