Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion masiv.

Share

Përkatësisht, Drejtoria e Krimeve Ekonomike janë duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës se është raportuar se ka lidhje me patentë shoferët, shkruan lajmi.net.

Se është duke ndodhur një aksion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, por pa dhënë detaje të tjera dhe se ku është duke ndodhur ky aksion.

Gjithashtu vlen të theksohet se është raportuar që ky aksion i policisë po bëhet për korrupsion dhe krim të organizuar, ku thuhet se janë arrestuar së paku 10 persona.

Ky aksion i Policisë së Kosovës erdhi vetëm një ditë pasi është lansuar testimit elektronik “e-Testimi” për provimin e patentë shoferit. Këtë projekt e promovojë dje vetë kreu i ministrisë, Pal Lekaj.

Lajmi.net shumë shpejt sjellë detaje të reja nga aksioni i Policisë… /Lajmi.net/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!