Policia e Kosovës nis patrullimet edhe në Shqipëri

Share

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se sot do të nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit shqiptar në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu.
Kujtojmë se ky bashkëpunim ka nisur tash e disa vite dhe ka për qëllim rritjen e efikasitetit e të luftës kundër humbjes së jetëve në aksidentet rrugore.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!