Riparohet rruga për tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri!

Share

Kanë përfunduar punimet për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës nga fshati Gorancë  që shpie në drejtim të pllakës përkujtimore e dëshmorëve Feriz e Xhevdet Guri.

Në emër të banorëve të fshatit dhe familjes së dëshmorëve falënderojmë kompaninë LURI për zgjerimin e rrugës dhe shtrimin me rërë të kësaj rruge në mënyrë vullnetare, komunën e Hanit të Elezit për rrafshimin e saj dhe disa banorë të fshatit gorancë që u kujdesën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vendit të pllakës përkujtimore.

Ju rikujtojmë se vizita tek kjo pllakë për nder të 20 vjetorit të rënies së këtyre dëshmorëve do të bëhet ditën e hënë, me 22 Prill në ora 12:30.                                    Info nga faqja /www.goranca.com/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!