Rryma mbyt një 15-vjeçar në Gjilan

Share

Të shtunën pasdite ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.

Sipas saj, Prokuroria dyshon se viktima erdhi në kontakt me rrymën në ambientet e restorantit “Villa familjare” në fshatin Pidiq. Viktima derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën”.Xheladini ka theksuar se prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!