Rufki Suma paralajmron protestë

Share

Kreu i Komunës së Hanit të Elezit – Rufki Suma, ka deklaruar se është i gatshëm të dal dhe të protestojë së bashku më banorët e Hanit të Elezit, nëse atyre nuk u gjendet zgjidhja për zhbllokimin e rrugës “Dheu i Bardhë dhe disa rrugëve te këtijë fshati” për të cilën MIT vetë ka premtuar se do të bëhet një zgjidhje.

Sipas z.Sumës, zgjidhja ishte premtuar por rezultatet po mungojnë.

“Do të ketë probleme, do të ketë bllokada të rrugëve. Nëse nuk zgjidhet problemi i kësaj rruge, do të bllokohen shumë fshatra dhe dalja në qytet .Unë do të jem në krah të qytetarëve sepse sikur me kohë të thuhej që nuk ka mundësi të realizohej është tjetër gjë, por problem është që nga ministria na kanë garantuar”.

Suma mes tjerash ka folur edhe për punën e tij, duke treguar disa prej të arriturave.

“Jemi duke krijuar kushte që banorët të kthehen në vendbanime të braktisura, kemi bërë vendosjen e kamerave të sigurisë, ku gati në çdo fshat kemi kamera të sigurisë të cilat janë vendosur bashkë me policinë. Të gjitha shkollat punojnë vetëm me ndërrimin e parë, në përjashtim të një shkolle”, deklaroi Suma.                          burim i lajmit./tetovasot.com/

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!