Shpërthen pompa e derivateve në Lezhë, gjashtë persona të lënduar

Share

Mbrëmjen e sotme një karburant ka shpërthyer në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.

Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë karburantin.

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një karburanti në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë.

“Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit.

Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.

Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.
5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten.

Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit”, njofton policia

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!