Sot shumë nxehtë, kujdes nga ekspozimi në diell

Share

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 37 gradë celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 37-38 gradë celsius në nivel vendi.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Nesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë si pasojë e një fronti të ftohtë po shumë të dobësuar ajror. Ky front në disa rajone do të shkaktojë ulje të lehta të temperaturave.

Nga e shtuna mot me diell dhe më i nxehtë në tërë rajonin, do të vazhdojë depërtimi i papenguar i masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore. Temperaturat maksimale në fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme në disa rajone do të arrijnë deri në 40-42 gradë celsius./Meteoballkan

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!