Sqaron Avokati i Popullit: Ligji për pagat në sektorin publik hynë në fuqi më 1 dhjetor

Share

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk ka të bëjë me çështjen e pagave në sektorin publik.

Siç shkruan në kumtesë, Avokati i Popullit thotë se kërkesën që e ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese më 8 nëntor 2019 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë të cilën më datë 19 nëntor 2019 dhe që Gjykata Kushtetuese ka vendosur për kërkesën dhe ka miratuar masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020 nuk ka të bëjë me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ky institucion ka sqaruar se çështja e pagave rregullohet me ligjin për Pagat në Sektorin Publik i cili do të hyjë në fuqi me 1 dhjetor 2019.

”Prishtinë, 20 nëntor 2019 – Avokati i Popullit, më 8 nëntor 2019, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë.

Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë i jep Qeverisë së Republikës së Kosovës kompetenca për krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët publikë në institucionet e pavarura, si dhe në subjektet e tjera në sektorin publik, pa marrë parasysh specifikat e statusit kushtetues të këtyre subjekteve.

Avokati i Popullit në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka vlerësuar se Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë nuk e ka marrë parasysh faktin se subjekte të ndryshme në sektorin publik, çështjet organizative, funksionale dhe të veprimtarisë së tyre i kanë të rregulluara në mënyrë të veçantë, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet e tyre organike. Bashkë me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Avokati i Popullit ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara të këtij ligji.

Më 19 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe ka vendosur për kërkesën për masë të përkohshme, pa paragjykuar pranueshmërinë dhe meritën e kërkesës së Avokatit të Popullit, e ka miratuar masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020 dhe e ka pezulluar menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë.

Për shkak të interesimit të madh të publikut, Avokati i Popullit njofton se Ligji nr. 06/L-114 Zyrtarët Publikë nuk ka të bëjë me çështjen e pagave në sektorin publik dhe se çështja e pagave rregullohet me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2019.

Sa i përket Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, Avokati i Popullit ka pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave, të cilat është duke i shqyrtuar. Avokati i Popullit do ta njoftojë publikun me kohë për çfarëdo veprimi që do ta ndërmarrë lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik”shkruan klankosova.tv

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!