Studentja Samire Curri, pjesë e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit

Share

Samire Curri është studente e UBT-së në Fakultetin e Infermierisë, por tashmë është asambliste në Kuvendin Komunal të Komunës së Hanit të Elezit, teksa njëkohësisht është edhe pjesë e Komitetit për Politikë dhe Financa në këtë qytet.

Përvojën e marrë nga fakulteti, ajo po e shfrytëzon për të adresuar çështje dhe probleme që kanë të bëjnë me shëndetësinë në komunën ku vepron.

“Ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e UBT-së sepse ka një staf akademik profesional, që vazhdimisht japin maksimumin e tyre në procesin akademik. Studimet në UBT po më ndihmojnë në punën e përditshme dhe e vlerësoj shumë faktin që jam në mesin e një institucioni që studentëve u krijon mundësi të shumta, përfshirë edhe vazhdimin e studimeve në universitete partnere në të gjithë botën”, tha ajo.

Samirja tregoi që përmes UBT-së dëshiron t’i vazhdojë studimet master jashtë vendit në një nga universitetet me të cilat institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi, e më pas synon që të kthehet në vendlindje për t’i sjellë përvojat më të mira ndërkombëtare.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!