Stuhia pamundëson aterimin e aeroplanit të Vjenës në Prishtinë!

Share

Pas disa ditë radhazi ku në vendin tonë mbretëruan temperaturat e larta, pasditja u karakterizua me reshje të mëdha të shiut.

Shiu jo vetëm që përmbyti shumë rrugë, e krijoi tollovi në trafikun rrugor, por ka ndikuar edhe në atë ajror.

Aeroplani i linjës Austrian Airlines i cili po vinte nga Vjena në Prishtinë, për shkak të motit të keq nuk ka mundur të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “ADEM JASHARI”.

Indeksonline mëson se aeroplani ka bërë uljen në Aeroportin e Tiranës në Rinas. Ndërsa është duke u bërë planifikimi i ardhjes së pasagjerëve në Prishtinë.

Ndryshe i njëri aeroplan sipas planifikimit do të duhej të arrinte në aeroportin e Prishtinës në orën 11:05./Meteoballkan

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!