Superliga “largohet” nga Kosova

Share

 

Prej dymbëdhjetë skuadrave të Vala Superligës së Kosovës në futboll, vetëm Vllaznia e Pozheranit do të qëndrojë për përgatitje në vend.

Vllaznia, që është e fundit në klasifikim, për pranverë do të përgatitet në Pozheran dhe nuk do të ndjekë praktikën e njëmbëdhjetë skuadrave tjera që njërën prej fazave përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit e zhvillojnë jashtë vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.

E fundit që mori rrugë për përgatitje jashtë vendit është skuadra e Llapit. Llapi të dielën udhëtoi drejt Antalyas së Turqisë. Në Antalya po përgatiten edhe Trepça ’89 dhe Prishtina. Të tri këto skuadra janë pretendente për titull.

Ferronikeli, Liria e Drenica ka disa ditë që po përgatiten në Durrës. Në Durrës ka vendosur të zhvillojë një fazë përgatitore edhe Besa e Pejës dhe po ashtu Flamurtari i Prishtinës. Ndërkohë në Ulqin është skuadra e Gjilanit, kurse asaj në qytetin shqiptar të Malit të Zi do t’i bashkohet më 3 shkurt Vëllaznimi i Gjakovës. Drita është skuadra e vetme që nuk ka zgjedhur qytet bregdetar, prej atyre që përgatiten jashtë vendit. Drita është aktualisht në Ohër të Maqedonisë… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

error: Ndalohet përdorimi i materialit!