Talenti Enis Vila nga Hani i Elezit po vëzhgohet nga Fortuna Düsseldorf dhe Gladbach

Share

Enis Vila nga komuna e Hanit të Elezit i cili ka lindur në Ratingen afër Düsseldorfit të Gjermanisë në vitin 2002. Familja e tij jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Gjermani.Enisi që në moshën 5 vjeçare ka filluar të merret me futboll. Ai për momentin luan në Unterrath të Düsseldorfit dhe është kapiten i ekipit. Vila luan si mesfushor por edhe si mbrojtës kur e kërkon nevoja, i plotëson komplet kërkesën e klubit në detyrën e caktuar. Vila është duke u vëzhguar nga Fortuna Düsseldorf si dhe nga Gladbach, dhe kalimi i mundshëm në ekipet e mëdha të Bundesliga pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të vitit të ardhshëm.Familja e Enisit respektivisht prindi i tij Muhamet Vila i kontaktuar nga Epoka e re, se a prêt që të ftohet Enisi nga Federata e Kosovës për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, ai është shprehu se dëshira ime është Shqipëria, por djali ynë Enisi e ka për zemër edhe Shqipërinë edhe Kosovën dhe po t’i epej mundësia të ndaje në dy pjesë do e bënte me dëshirën më të madhe që të përfaqësoj dy shtetet.

Marketing



Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “HaniElezit.Net”

Comments are closed.

error: Ndalohet përdorimi i materialit!